10 këshilla leximi për ty dhe fëmijën tënd

Lajme
Për të gjithë ju që lexoni libra, për të gjithë ju që u lexoni libra fëmijëve tuaj dhe për gjithë ju që duhet ti këshilloni fëmijët tuaj se si të lexojnë libra, Qendra Nacionale për Dituri dhe Lexim në Danimarkë ofron 10 këshilla leximi.

1. Lexo libra të mirë – një libër i mirë është një libër që i intereson fëmijës tënd dhe që ti ke dëshirë që t’ia lexojsh fëmijës tënd.

2. Lexo bashkë – ulu bashkë, përjeto bashkë. Leximi me zë të lartë jep afrim dhe shoqërim.

3. Lexo vet – leximi infekton. Nëse ti vet lexon dhe i tregon fëmijës tënd se ti e pëlqen leximin, atëherë fëmija yt fiton dëshirë dhe vullnet për lexim.

4. Lexo ngadalë – kur ti lexon, atëherë ti ke një fjalor tjetër në gojën tënde. Jepi vetes kohë. Shijo fjalët e reja, interesante dhe të çuditshme bashkë me fëmijën tënd.

5. Lexo shpesh – sa më shpesh që ti lexon për fëmijën tënd aq më lehtë do ta ketë fëmija yt që vet të mësojë të lexojë dhe të shkruajë.

6. Lexo dhe bisedo – bisedo për atë që lexoni bashkë. Si e kuptoni përmbajtjen?

7. Lexo,shiko dhe prek – një libër duhet të shikohet dhe të preket. Në cilin drejtim lexojmë? Cilat shkronja janë aty? A është libri i madh apo i vogël?

8. Lexo fotografitë – shikoi fotografitë dhe kllapat e librit bashkë me fëmijën tënd. Çka fshehet në libër nga tregimi i lexuar?

9. Lexo përsëri – një libër, bëhet i mirë, vetëm nëse e lexon përsëri. Ndoshta fëmija yt mund ta lexojë për ty.

10. Lexo me vesh – ju, bashkërisht do ta keni një përjetim të mirë, nëse e ndëgjoni tregimin. Për atë shkak, hapeni veshët dhe ndëgjoni.

Përktheu nga danishtja: Bardhyl Islami