Filloi pushimi veror në Danimarkë

Lajme

Dita e fundit shkollore në Danimarkë është ditë festive për nxënësit e të gjitha moshave. Nga data 26 qershor, fillon pushimi veror për të gjithë nxënësit gjithë Danimarkën, ndërsa afërsisht nga 1 korriku edhe për mësimdhënësit.

 

Viti shkollor në Danimarkë ka 200 ditë pune, fillon në javën e dytë të muajit gusht dhe mbaron në të premten e fundit të muajit qershor.

 

Viti i ri shkollor 2023/ 2024 në Danimarkë do të fillojë të hënën me 7 gusht 2023.

 

Nga: Bardhyl Islami