Simone Grønneskov, e cila është studente për kuzhiniere në kursin e dytë kryesor, është vizituar në kuzhinë nga Rexhep Redzepi, i cili poashtu studion për kuzhinier në Klasën Ndërkombëtare (International Class) në Hotel og Restaurantskolen. Së bashku ata do të përpiqen të gatuajnë diçka nga atdheu i Rexhepit Shqipëria.
Rexhep Redzepi është nga Xhepcishti i Tetovës dhe vazhdon traditën gastronomike në Danimarkë sikurse edhe kushëriri i tij me renome botërore, René Redzepi. Ai është i punësuar ne Restorantin NOMA, pronë e René Redzepit, restorant i cili është shpallur katër herë më i miri në botë.
Nga: Bardhyl Islami