Danimarka heq karantinën gradualisht dhe me kontroll

Lajme

Danimarka ishte ndër shtetet e para që vendosi karantinë me 16 mars 2020 në gjithë vendin dhe tani pas preciz 1 muaj, nga data 15 prill 2020 Danimarka është ndër vendet e para që gradualisht do ta heqë karantinën.

Sot në ora 20.00, qeveria e Danimarkës në një konferencë për mediumet, shpalosi planin për heqjen gradualisht dhe të pjesërishme të karantinës në Danimarkë.

Heqja e karantinës dhe hapja e Danimarkës do të ndodh pjesërisht në mënyrë të kontrolluar dhe graduale në disa faza. Nga data 15 prill 2020 do të hapen:

  • Çerdhet për fëmijë
  • Kopshtet për fëmijë
  • Shkollat nga klasa 0 deri në klasën e 5-tën
  • Nxënësit e klasave të 9-ta nuk do të hyjnë në provim, por nota mesatare vjetore do të merret si notë përfunduese
  • Në përgjithësi bëhet fjalë për 650.000 fëmijë

Hapja do të bëhet duke respektuar këshillat e organizatës WHO dhe këshillat e qeverisë së Danimarkës gjatë periudhës së karantinës.

Ndërsa fëmijët e tjerë që janë më të mëdhej me moshë, do të vazhdojnë të marrin mësim në distancë dhe të jenë në karantinë deri më 10 maj 2020. Bëhet fjalë për:

  • nxënësit nga klasa e 6 deri në klasën e 9
  • nxënësit e shkollave të mesme
  • studentët

Karantina do të vazhdojë deri më 10 maj edhe për gjithë ndërmarrjet tjera private, qendrat tregtare, frizerët, restorantet, etj.

“Qeveria e Danimarkës ka marr këtë vendim në bazë të statistikës së gjendjes stabile dhe nën kontroll të pacientëve të infektuar, të shtrirë në spital dhe të vdekur. Por ky është vetëm një vendim i marr e që është vetëm i shkruar në letër, gjithçka do të varet nga ti, unë dhe gjithë tjerët a do ta zbatojmë këtë vendim nga data 15 prill”- deklaroi kryeministresha e Danimarkës znj. Mette Frederiksen.

Nga Bardhyl Islami