Zgjedhjet parlamentare të BE’së ne Danimarkë mbahen me 9 qershor nga ora 9.00 deri më 20.00. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 4.303.128 persona që janë mbi 18 vjet dhe që janë shtetas të Danimarkës dhe do të zgjedhin 15 deputetë nga 720 deputetë sa ka gjithësej në parlamentin e BE’së.
Danimarka ka 15 deputet në parlamentin e BE’së të përfaqësuara nga 8 parti politike daneze. Pragu për t’u zgjedhur një deputet i Danimarkës në parlamentin e BE’së është 6,7% e votave nga numri i votave të përgjithshme që dalin në votime në Danimarkë.
Zgjedhjet parlamentare të BE’së në Danimarkë mbahen me lista të hapura dhe ka 1 njësi zgjedhore. Banorët e Danimarkës mund të votojnë për një parti ose për një kandidat për deputet.
Zgjedhjet parlamentare të BE’së mbahen çdo 5 vjet. Zgjedhjet e fundit u mbajtën në vitin 2019.
Nëse jeni në dilemë se cilën parti ose cilin kandidat për deputet ta votoni ne zgjedhjet e 9 qershorit, atëherë bëni testin e tv publik danez DR këtu: Kandidattest EU-valg 2024 | DR ose testin e zgjedhjeve të parlamentit të BE’së këtu: https://valgtest.eu/
Burim info:
Ministria e Brendshme e Danimarkës: Valg til Europa-Parlamentet (im.dk)
Qendra e Statistikës e Danimarkës: Valg – Danmarks Statistik (dst.dk)
Nga: Bardhyl Islami