QEVERIA E RMV SHTRËNGON LËVIZJEN E BANORËVE

Lajme

Kufizime shtesë për lëvizjen e qytetarëve në territorin e të gjithë vendit, gjatë ditëve të punës dhe fundjavave, të vlefshme nga e Mërkura, 8.4.2020, nga ora 16:00

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozimin e Komisionit për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shtabin e Përgjithshëm të Krizave, miratoi një ndryshim në Vendim që ndalon lëvizjen e qytetarëve në të gjithë vendin në Maqedoni.

Lëvizja e të gjithë qytetarëve në nivelin e të gjithë territorit është e ndaluar, çdo ditë pune, nga e hëna në të Premte, nga ora 16:00 – 05:00 të nesërmen.

Përveç kësaj,
Për personat mbi 67 vjeç, lëvizja është e ndaluar gjatë gjithë ditëve të punës, nga e hëna në të premte, përveç në periudhën nga 10:00 deri në ora 12:00.

Për të rinjtë deri në moshën 18 vjeç, lëvizja është e ndaluar gjatë gjithë ditëve të punës, nga e hëna në të Premte, përveç në periudhën nga 13:00 deri në 15:00.

Gjatë fundjavës, lëvizja e të gjithë qytetarëve nga e Premtja në orën 16:00 – 05:00 të së hënës është e ndaluar.

Sipas Vendimit, lëvizja e qytetarëve në vendet publike , në grupe më të mëdha se dy persona është e ndaluar, dhe kjo nuk përfshin persona nën moshën 14 vjeç, nëse ata janë fëmijë të një prindi që është pjesë e një grupi.

Kufizimet e reja hyjnë në fuqi ditën e mërkurë, 8 Prill 2020 në orën 16.00.

Për aktivitetet bujqësore lejohet lëvizja brenda territorit (zonës) së fshatrave, ekskluzivisht për nevoja pune.

Farmacitë do të punojnë pa probleme, dhe Ministria e Shëndetësisë do të hartojë një plan për funksionimin e qetë të objekteve shëndetësore.

Përjashtime nga ndalimi i lëvizjes vlejnë për policinë, ushtrinë, punonjësit e shëndetësisë (në ISHP , si dhe mjekët e familjes) dhe në tregjet dhe restorantet që ofrojnë produkte, me çka ata do të kryejnë angazhimet e tyre pa probleme.

Burim info: Qeveria e RMV