Filloi EURO 2020

Lajme

Sot u hap Kampionati Europian i futbollit EURO2020 që duheshe të mbahet vitin e kaluar.

Për shkak të pandemisë, ky kampionat u shty dhe ai do të mbahet nga data 11/6.2021 deri me 11/7.2021.

UEFA do të shënojë 60 vjetorin e finales së parë të Kampionatit Evropian në futboll, duke shpërndarë nikoqirin e kampionatit në 12 qytete të ndryshme në të gjithë Evropën. Danimarka për herë të parë është zgjedhur si një nga vendet pritëse në një finale të Kampionatit Evropian.

Këto 12 qytete formojnë kornizën për finalet e Kampionatit Evropian: Amsterdam, Baku, Bilbao, Budapest, Bukuresht, Dublin, Glasgow, Kopenhagë, Londër, Mynih, Romë, Skt. Petersburg.

Secili qytet do të fitojë katër ndeshje – me përjashtim të Londrës – i cili do të marrë shtatë ndeshje përfshirë gjysmëfinalen dhe finalen. Katër ndeshjet në Danimarkë luhen në stadiumin Parken, Kopenhagë. Ndeshja hapëse do të luhet në Romë më 11 qershor 2021

Komiteti ekzekutiv i UEFA, vendosi që edhe pse kampionati do të mbahet në vitin 2021 ai prapëseprapë do të quhet UEFA EURO 2020.

Kopenhaga do të presë katër ndeshje (tre ndeshje në grupe dhe një në raundin e 16 finalistëve) në periudhën nga 11 qershori deri më 11 korrik 2021.

Këto janë ndeshjet e EURO2020 që do të luhen në stadiumin Telia Parken në Kopenhagë:

  • E Shtunë, 12 Qershor 18:00: Danimarka vs. Finlanda
  • E enjte 17 qershor 18:00: Danimarka vs. Belgjika
  • E hënë, 21 qershor 21:00: Rusia vs.Danimarka
  • E hënë, 28 qershor 18:00: 1/8 finale

Kampionati Evropian i Futbollit është një ngjarje e madhe sportive. Vëmendja e madhe rreth UEFA EURO 2020 do të promovojë Danimarkën dhe futbollin së bashku me 11 bashkë-nikoqirët tjerë në UEFA.

Futbolli është urë lidhëse dhe mund të kapërcejë ndryshimet ndërmjet komuniteteve, por futbolli krijon ndjenja unike të komuniteteve.

Nga: Bardhyl Islami