Në ditët e fundit në Danimarkë është rritur numri në 800 i të infektuar me llojin cluster B117 të virusit covid19. Në spitalet e Danimarkës, situata është poashtu e ngarkuar, duke marrë parasysh 840 mjekë dhe motra medicinale të infektuar në dhjetë ditët e fundit. Numri i pacientëve të infektuar me covid19 të shtruar në spitale në gjithë Danimarkën është 942, në repartin intensiv 141, në respirator 85 dhe numri i vdekurve me / nga virusi covid19 është sot 31 ose gjithësej 1.429 persona.
Duke marr parasysh këtë gjendje, qeveria e Danimarkës është e brengosur dhe sot në ora 15 mbajti një konferencë për mediumet dhe shpalosi kufizime të reja.
Qeveria e Danimarkës ngriti nivelin e rrezikshmërisë nga 4 në nivelin 5 që është më i larti për një gjendje rrezikshmërie. Në bazë të kësaj qeveria ndërmori këto kufizime që vlejnë nga nesër e mërkurë 6 janar 2021:
-kufizimet tjera vazhdojnë të vlejnë deri me 17 janar 2021
-ulet numri nga 10 në 5 persona që lejohet të mblidhen ose tubohen. Këto 5 persona duhet të jenë familja më e ngushtë që jetoni bashkë
-autoritetet daneze preferojnë që ju ti anuloni gjitha takimet dhe mbledhitë me tjerët përveç familjes
-apel i lartë nga autoritetet që të respektohen këshillat e autoriteteve daneze
-distanca ngritët nga 1 metër në 2 metër dhe vlen gjithkund
-institucionet kulturore, parqet me lojëra, kopshti zoologjik, akuariumet, etj. do të mbyllen nga dita e premte me 8 janar 2021.
Qeveria e Danimarkës nuk do të mbyll institucionet për fëmijë si çerdhet dhe kopshtet për fëmijë, me qëllim që tu ndihmojnë prindërve që punojnë online nga shtëpia.
Këto kufizime mund të ashpërsohen në ditët në vijim, nëse gjendja bëhet edhe më alarmante nga lloji i ri i covid19 i cili është për 50% më i shpejtë për të infektuar të tjerët.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: sst.dk, stm.dk dhe ssi.dk