Me blerjen e një “KULTURPAS” pasaportë kulutore prej 90 korona daneze (12 euro), atëherë keni hyrje në të gjitha aktivitetet falas (institucionet shtetërore, muzeumet, spitalet, objektet fetare, shoqatat, klubet, Televizioni shtetëror DR, etj.), dhe udhëtimet me trafikun urban janë poashtu falas (trenat, autobusat dhe metro’të). Për gjithë fëmijët nga mosha 0 deri më 11 vjet, pasaporta kulturore është falas.
Pasaportën kulturore mund të blehet në të gjitha kioskat e 7.elleven, stacionet e trenave dhe në të gjitha bibliotekat e qytetit.
Lexoni programin për natën kulturore këtu
Në këtë natë kulturore, shumë nacionalitete tjera që jetojnë në Kopenhagë prezentojnë një pjesë të kulturës së tyre.
Vlen të theksohet se në Kopenhagë ka të rregjistruara: 1 shtepi kulturore shqiptare-daneze, 3 shoqata shqiptare, 3 klube shqiptare, 3 radio lokale ne gjuhen shqipe, 1 televizion lokal ne gjuhen shqipe, 1 revistë në gjuhën shqipe dhe 1 bashkësi shqiptare islame.
Asnjëherë asnjëra nga këto organizata/institucione nuk organizon asgjë për të promovuar ose prezentuar dicka shqiptare përpara danezëve dhe gjithë turistëve në Kopenhagë. Thuajse shqiptarët asgje skane per te prezentuar!!!
Vetëm bashkësia shqiptare islame në Kopenhagë në 5 – 6 vitet e kaluara ka prezentuar fenë islame tek shqiptarët dhe një ekspozitë të xhamive që egzistojnë nepër Evropë.
Nga: Bardhyl Islami