Fillon viti i ri shkollor në Danimarkë

Lajme Meso per danimarken
Të hënën me 12 gusht 2019 filloi viti i ri shkollor në Danimarkë. Viti i ri shkollor në gjithë Danimarkën fillon gjithnjë në javën e dytë të muajt gusht dhe mbaron në javën e fundit të muajit qershor.

Viti shkollor për nxënësit zgjat 40 javë ose 200 ditë pune, ndërsa çdo mësues punon 37 orë në javë ose 1924 orë në vit dhe ligjëron afërsisht 26 orë mësimore në javë.

Për çdo vit të ri shkollor, ministria e arsimit vendos reklama nëpër autobusët urban dhe nëpër rrugët afër shkollave fillore. Këto reklama janë me fëmijë shkollor dhe i rekomandojnë shoferët të kenë kujdes që mos të shkelin ndonjë fëmijë dhe veçanërisht fëmijët që nisin në klasat parashkollore dhe në klasën e parë.

Më tepër për kujdesin për fëmijët fillestar në komunikacion lexoni në danisht në www.sikkertrafik.dk

Nga: Bardhyl Islami