Nga 1 shkurt 2022, Danimarka heq gjitha kufizimet

Lajme

Në një konferencë për mediumet, sonte në ora 18.30, qeveria e Danimarkës informoi se nga 1 shkurt 2022 Danimarka heq gjitha kufizimet për parandalim të infektimit me covid19, me këtë nënkuptohet kthim në jetë normale: pa maskë, pa koronapasaportë, pa kufizime. Ndërsa nga 5 shkurt 2022, qeveria e Danimarkës nuk e llogarit më covid19 si sëmundje kritike për shoqërinë daneze. Me këtë Danimarka bëhet shteti i 3 në Europë pas Anglisë dhe Ishujve të Farsit që heqin gjitha kufizimet dhe shpallin pandeminë si sëmundje jokritike për shoqërinë.

Edhe pse në 24 orët e fundit kishte 46.590 persona të infektuar dhe në 45 ditët e fundit, çdo ditë ka mbi 40.000 perona të infektuar në ditë, prapëseprapë qeveria e Danimarkës ka vendosur që të heq gjitha kufizimet dhe të shpallë pandeminë si sëmundje jokritike për shoqërinë.

Vaksinimi i madh i banorëve të Danimarkës, numri i vogël i të shtruarve në spital, numri i vogël i vdekjeve si dhe vetëdija dhe besimi i banorëve ndaj autoriteteve shtetërore të Danimarkës, janë arsyet që qeveria e Danimarkës solli këtë vendim.

Kufizimet janë hequr, por covid19 është ende në mesin tonë. Tani e tutje nuk do të izolohen gjithë banorët e shëndoshë që kanë qenë në kontakt me një person të infektuar, por vetëm ata që janë të infektuar me covid19 do të izolohen vetë- shprehen epidemiologët danez.

 

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: sst.dk dhe ssi.dk