Sot, 49 shqiptarë fituan shtetësinë e Danimarkës

Meso per danimarken

Parlamenti i Danimarkës, sot me 21 dhjetor votoi ligjin L56 ku 2.104 persona me shtetësi të huaj fituan shtetësinë daneze. Në mesin e tyre janë dhe 49 shqiptarë që sot fituan shtetësinë daneze.

Nga 49 shqiptarë, 20 janë nga RMV, 22 nga Kosova dhe 7 nga Shqipëria.

Kohën e fundit shumë banorë me shtetësi të huaj kanë “hapur kuferat” dhe janë vendosur përgjithmonë të jetojnë në Danimarkë, me çka dhe aplikojnë që të marrin shtetësinë daneze.

Në 10 vitet e fundit në Danimarkë kanë marrë shtetësi daneze afërsisht 40.000 banorë të huaj, që i bie afër 4.000 në vit.

Ky numër shpreh brengosje për shtetin e Danimarkës, duke marrë parasysh se afër 400.000 të huaj jetojnë në Danimarkë dhe bëjnë 10% të popullatës së përgjithshme.

Kjo brengosje, ka shtyrë që qeveritë e Danimarkës kohëve të fundit e kanë ashpërsuar ligjin për të marrë shtetësinë daneze.

Për të marrë shtetësinë daneze, duhet një varg kriterie të plotësoni (lexo në https://statsborgerskab.nyidanmark.dk/login) ose shiko videon

Kliko 2021L56vedtaget dhe lexo emrat e 2.104 peronave që sot morrën shtetësinë daneze.

Ligji hyn në fuqi më 1 janar 2022.

Nga: Bardhyl islami

Burim info: www.ft.dk