Danimarka hoqi kufizimet vetëm për banorët e saj, jo edhe për turistët!

Lajme

Vendimin që solli sonte qeveria e Danimarkës se, nga 1 shkurt të hiqen gjitha kufizimet dhe të shpallet covid19 si sëmundje jokritike për shoqërinë, vlejnë vetëm për banorët rezidentë të Danimarkës. Për gjithë turistët që dëshirojnë të vizitojnë Danimarkën, vazhdojnë kufizimet e njëjta derisa qeveria të sjellë një vendim të ri.

Nëse doni të vizitoni Danimarkën duhet që të keni koronapasaportë, d.m.th. të jeni jeni të vaksinuar në 5 muajt e fundit, të keni imunitet nga infektimi me corona jo më të vjetër se 5 muaj ose të keni një PCR test negativ jo më të vjetër se 24 orë.

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: sst.dk dhe ssi.dk