Danimarka ateron në planetin Mars

Lajme

Me “sy dhe me vesh”, Danimarka merr pjesë në misionin e NASA’s që sonte në ora 21:55,57 me robotin e quajtur Perseverance do të aterojë në planetin Mars. Ju mund ta ndiqini drejtpërdrejtë gjithë aterimin e robotit në planetin Mars në televizionin public danez DR” nga ora 20.00 deri në 22.10.

DTU (Danmarks Tekniske Universitet) Universitetit Teknik i Danimarkës është një ndër pjesëmarrësit e ndërtimit të robotit Perseverance në kuadër të NASA’s. Ato kanë ndërtuar 4 elemente përbërëse të robotit që sonte do të aterojë në Mars.

1.PIXL-skaneri, që do të skanojë të dhëna me shenjë për jetë

2.SUPERCAM – laseri që do të mbledh informata të përbërësve për shenja për jetë

3.MASTCAM-Z – kamerë 360 gradë, që do të incizojë gjithëçka me ngjyra rreth e rrotull, për të mbledhur informata me të dhëna për jetë

4.MOXIE – që do të pastrojë ajrin nga CO2 në ajër të pastër për 3 llojet e kamerave që të funksionojnë. Ky pastrues ajri është me madhësi sa një bateri dhe luan rolin sikurse të gjetheve të një peme që pastrojnë ajrin.

Roboti Perseverance u largua nga planeti Tokë me 30 korrik 2020 dhe ka fluturuar 470 milionë km dhe tani pas 7 muajsh arrin në planetin Mars. Ky mision NASA’s i ka kushtuar 13 miliardë korona daneze ose 1.735 miliardë euro.

Nga: Bardhyl Islami