Vazhdojnë të jenë kamatat e ulta bankare për të marrë kredi në Danimarkë, dhe si duket do të vazhdojnë të jenë kështu. Kjo gjendje ndikoi që bankat në Danimarkë të ndryshojnë limitin e kamatave negative bankare. Limiti ndryshon nga 250.000 DKK në 100.000 DKK.
Çka do me thënë kjo për ty?
Me këtë ndryshim, preken vetëm ata anëtarë që kanë kursyer më shumë se 100.000 DKK në bankë.
Kamata negative bankare momentalisht është -0.60%. Do me thënë, nëse ti ke kursyer 150.000 DKK në një bankë në Danimarkë, ti do të paguash kamatë negative prej -0.60% vetëm për 50.000 DKK, dmth. ti do të paguash 300DKK kamatë negative vjetore për paratë e kursyera në bankë.
Ndryshimi i limitit të kamatës vjetore bankare do të zbatohet nga 1. korrik 2021, ndërsa pagesat e para sipas limitit të ri do të paguhen nga 30 shtator 2021.
Nëse ke kursyer para në një bankë në Danimarkë dhe nuk dëshiron t’i paguash kamata negative bankës, atëherë ti ke tre mundësi. Paratë e kursyera në bankë:
- T’i investojsh në një shtëpi ose pasuri të patundshme
- Të blejsh letra në vlerë, dhe;
- T’i transeforjsh paratë në fondin pensional
Nëse doni të dini më tepër për gjendjen tënde të parave të kursyera, atëherë kontaktoni këshilluesin tënd në bankën ku ti je anëtarë.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: banka nacionale e Danimarkës & BoFinans