Liderët e partive shqiptare në Maqedoni me CV’në më të shkurtër në botë

Lajme
Rastësisht surfova nëpër faqen zyrtare të Parlamentit të Maqedonisë dhe hasa në disa informata shumë të rëndësishme për udhëheqësit shqiptar në Maqedoni. I lexova CV e thuajse gjithë deputetëve, edhe maqedonas edhe shqiptar. Vërejta një dallim në CV e deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë.

CV e deputetëve maqedonas dhe CV e deputetëve shqiptarë të gjeneratës së re, dmth nën 35 vjet, ishin transparente, ku tregon vitin e diplomimit, qytetin dhe fakulltetin ku kanë diplomuar dhe magjistruar. Ndërsa disa deputet shqiptar, CV e kanë me vetëm 1 fjalë – “shqiptar” ose vetëm “pedagog”. Tek këto deputet as nuk tregohet se çka kanë studiuar, kur kanë diplomuar, në cilin qytet dhe as nuk shkruan se në cilin fakulltet?!

Habia më e madhe më erdhi tek CV ‘të e liderëvë të partive shqiptare në Maqedoni, PDSH dhe BDI.
Sipas faqes zyrtare të Parlamentit të Maqedonisë, kryetari i partisë BDI, z. Ali Ahmeti, është pedagog, por lind dyshimi menjëherë se a ka diplomuar ky për pedagog, apo vetëm e ka nis studimin dhe pas demostratave të 1981 në Prishtinë është burgosur dhe ka mbetur pa diplomuar!?
Në të njëjtën faqe zyrtare të Parlamentit të Maqedonisë lind një dyshim edhe tek kryetari i PDSH, z.Mendu Thaqi. Atij në CV’në e vet i shkruan “shqiptar”, në disa tjera nënfaqe i shkruan “mjek”, në një tjetër i shkruan “Ka studiuar në Fakultetin Stomatologjik në Prishtinë”. Por nuk i shkruan se ka diplomuar në këtë vit, qytet, fakulltet?!

Mjerim se çfarë liderësh jotransparent/jodiplomuar i përfaqësojnë shqiptarët në Maqedoni.
Menjëherë më erdh në mendje kampanja parazgjedhore në SHBA, ku zgjedhësit amerikan kërkojnë dhe votojnë një lider demokrat, të arsimuar tiptop, të edukuar, diplomat, familjar dhe fetar (ku çdoherë i luten dhe falemenderohen zotit).

Shpresoj në gjeneratën e re në Maqedoni që të jenë më të zgjuar dhe më syhapur dhe në zgjedhjet e ardhshme të zgjedhin lider me gjitha virtytet e sipërpërmendura.

Nga: Bardhyl Islami