Në Kopenhagë- një rrugë quhet Albania

Meso per danimarken
Shumë shqiptarë që banojnë në Kopenhagë, habiten kur ndëgjojnë se një rrugë në këtë qytet quhet Albania. Kjo rrugë gjendet 5,3 km larg nga qendra e qytetit të Kopenhagës, ose 5 minuta udhëtim me veturë.

Revista “aktuale” bëri një vizitë kësaj rruge dhe shihni fotot nga kjo rrugë në Kopenhagë. Është interesant se në këtë rrugë nuk banon asnje shqiptarë, edhe pse shumë afër kësaj rruge ka ca familje shqiptare.

Në këtë lagje të qytetit të Kopenhagës ku gjendet rruga Albania gjenden emra rrugësh të të gjitha shteteve të Evropës, ndërsa në një lagje tjetër rrugët i kanë emëruar me emra shtetesh nga kontinentet tjera.

Interesant a, përderisa danezët shesin kulturë qytetare edhe në këtë mënyrë dhe emrin e atdheut tonë, në atdheun tonë në këto kohë tranzicioni, vecanarisht në Kosovë dhe Maqedoni ku shqiptarët kanë pushtet riemërimi i rrugëve bëhet vetëm me patriotë, luftëtarë, ndërsa asnjëherë nuk tregojmë bujari ndaj shteteve tjera të botës.

Shihni fotot të zmadhuara duke klikuar mbi to.

————————–

Nga: Bardhyl Islami