Qeveria e Danimarkës këtë rradhë sheh optimizëm për vendimin e sjellë që, pandemia të shpallet sëmundje jokritike për shoqërinë daneze dhe për heqjen e gjitha kufizimeve.
Kjo është hera e dytë që qeveria e Danimarkës sjell kësisoj vendimi. Me 10 shtator 2021 ishte hera e parë kur qeveria daneze solli një vendim të njëjtë sikurse ky i ditës së sotme.
Vendimin e tanishëm që vlen nga 1 shkurt 2022, qeveria daneze e solli të ndarë në tri faza:
FAZA E 1- gjatë dimrit 2022:
-gjitha kufizimet hiqen
-do të ketë shumë të infektuar në një kohë të gjatë
-do të kujdesemi për të pambrojturit
-do të vazhdojë vaksinimi i popullatës, doza e 4 do t’u jepet të rrezikuarve
-ca kufizime për turistët e huaj
-autoritetet daneze do të kenë rekomandime të përgjithshme për parandalimin e infektimit me covid19
FAZA E 2- në pranverë dhe verë 2022:
-Danimarka do të jetë e hapur për gjithë dhe pa asnjë kufizim
-autoritetet daneze do të përpilojnë një plan për rrjedhën e pandemisë në bazë të statistikës nga epidemiologët danez
FAZA E 3- vjeshta 2022:
-vjeshta është sezonë e viruseve, mundësisht të përhapet një mutacion i ri i covid19
-është shumë e mundur që do të na duhet të vaksinohemi përsëri – ndoshta vetëm disa grupe, ndoshta të gjithë banorët e Danimarkës
-ndoshta do të jetë duhet të bëhen më shumë teste për identifikimin e infektimit me covid19.
Kryeministresha e Danimarkës znj. Mette Frederiksen përfundoi rrëfimin e saj për tre fazat duke theksuar se qeveria tani po shikon përpara me optimizëm.
Pranvera 2022 është në rrugën e saj, dita zgjatet. Përpara nesh është një verë me përqafime, bashkësi, koncerte, festa dhe festivale përsëri. Gjithçka që shumë prej nesh na ka munguar.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: sst.dk dhe ssi.dk