Me 5 qershor 2015, në Kopenhagë u festua 100 vjetori i së drejtës së votimit për gjininë femrore në Danimarkë. Viti 1915 ishte viti kur në Danimarkë ndryshuan shumë ligje dhe kushtetuta daneze për lirinë dhe barazinë gjinore.
Me 5 qershor 1915, ishte viti i parë kur gjinia femrore fitoi të drejtën të votojë por atë vit ishte dhe hera e parë që kishte kandidate femër për kandidate në parlamentin danez. Në këtë ditë u mbajtën shumë fjalime nëpër udhët e Kopenhagës dhe qyteteve tjera në Danimarkë. Unë e kam vecuar një fjali të cituar nga Carl Ploug (anëtarë i së DJATHËS daneze). Ai tha: “Sipas mendimit tim, dallimi kryesor midis femrave dhe meshkujve është se te ajo, jeta e ndjenjave është më e fortë, ndërsa te ai, jeta e kuptimt është më e fortë”.
Nga: Bardhyl Islami