NGA VITI I RI 2017 NUK DO TË PRANONI POSTË TË SHTUNËN

Meso per danimarken
Posta e Danimarkës informon banorët se nga 1 janar 2017 posta do të dorësohet te banorët vetëm gjatë ditëve të punës, dmth nga e hëna deri të premten. Por pakot ende mund të merren nga vet banorët ditën e shtunë.

 

Ky ndryshim u bë për shkak të përshtatjes së ekonomisë së Poastës së Danimarkës. Nga ky vendim do rrjedhin dhe 770 shkarkime të punësurve në Postën e Danimarkës, ku 520 nga to do të shkarkohen nga marsi i 2017.

Me këtë vendim do të pasojnë dhe mbylljet e postave të Danimarkës dhe hapjen e sporteleve postare nëpër supermarkete. Kjo mbyllje e postave është filluar nga vjet më 2015 dhe vazhdon edhe sivjet dhe në vitin e ardhshëm do të mbyllen thuajse të gjitha postat e Danimarkës.
Ky vendim do të përmirësojë ekonominë e postës së Danimarkës me 328 milionë korona daneze.

Nga: Bardhyl Islami