NË KOPENHAGË, JURISTI DHE FILOZOFI DANEZ PROMOVOI LIBRIN”KOSOVA”

Lajme
Të enjten më datë 15 shtator 2016 ora 16:00 – 18:00, u bë promovimi i librit “Kosova”, autor i të cilit është ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, juristi dhe filozofi danez, Niels Henrik Hooge. Njëkohësisht u mbajt edhe ekspozita me punimet nga arti figurativ i Salih dhe Magbule Lutollit, të cilët janë edhe autorë të punimit artistik që gjendet në kopertinën e librit “Kosova”.

 

Për më shumë informacione rreth librit me përjetimet e, Niels Henrik Hooge, gjatë luftës në Kosovë dhe pas saj klikoni në:
http://mellemgaard.dk/product/kosova-1489/

Promovimi i librit dhe ekspozita u mbajtën në njërën nga biblotekat e qytetit të Kopenhagës ”BIBLIOTEKET” në adresën: Rentemestervej 76, kati i dytë, København NV. Të pranishëm në promovimin e librit dhe të ekspozites së piktorëve në fjalë ishin dhe amabsadori i Shqipërisë në Danimarkë z.Kastriot Robo dhe amabasadori i Maqedonisë në Danimarkë z.Naim Memeti.

Organizator i promovimit të librit KOSOVA ishte RTV ZËRI I KOSOVËS, DANIMARKË, Ixhet Lutfiu dhe Ibrahim Xhemajli, ndërsa për ushqimin u kujdes pizzeria Costa Smeralda me pronar z.Osman.
Burim info: rtvZIK.com