Covid19 ka depërtuar edhe në shkolla fillore në Danimarkë

Lajme

Këto ditë është shtuar numri i të infektuarve me covid19 në Kopenhagë dhe në gjithë Danimarkën. Numri i të infektuarve është rritur në mbi 300 persona në ditë, veçanërisht pas 1 shtatorit! Nga dita e hënë e kësaj jave, covid19 ka depërtuar edhe në shumë shkolla fillore në Kopenhagë dhe në disa qytete tjera në Danimarkë. Shumë shkolla të Kopenhagës kanë ca nxënës ose mësimdhënës të infketuar. A thua kjo do të jetë vala e dytë e infektimit me covid19?!

Për shkak të numrit të madh të të infektuarve, Ministria e Shëndetësisë e Danimarkës ka shtuar masat për të parandaluar shpërndarjen e virusit covid19.

Masat e reja hynë në zbatim nga dita e enjte 17/9 dhe përfshin këto kufizime:

-orar i ri për lokalet shërbyese ushqimore deri në ora 22

-policia të ndaloje mbledhjet e banorëve në grupe të mëdhaja

-mbajtja e maskës në lokale shërbyese ushqimore

-ndarja e lokaleve shërbyese ushqimore sipas rregullave të Ministrisë së Shëndetësisë

-mbajtja e distancës

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk bëhet më fjalë për mbyllje totale për gjithë shtetin, dmth edhe me u rrit numri shumë, përvoja na tregon se nuk do të vihet më gjithë shteti në karantinë.

 

-Statistika e të dhënave në Danimarkë për gjendjen e infektimit me virusin corona:

E martë 15 shtator 2020

-Të testuar sot = 24.407 persona ose gjithësj 48.689 testime (persona që testohen për së dyti ose treti here)

-Të tesuar gjithësej në Danimarkës= 2.046.537 persona ose 3.082.836 testime

-Të infektuar sot – 334 persona

-Të infektuar aktiv sot = 4.014 nga gjithësej 20.571 në gjithë periudhën e pandemisë

-Të shëruar: 16.557, nga 20.571 të infektuar në gjithë periudhën e pandemisë

-Të vdekur: 633 (0 pacient të vdekur sot)

-Të shtruar në spital: 55

-Të shtruar në repartin intensiv: 3

-Në respirator: 1

 

Burim info:

www.sst.dk – Ministria e Shëndetësisë së Danimarkës

www.coronasmitte.dk

www.Dr.dk – tv publik danez

Nga: Bardhyl Islami