AMBASADA E SHQIPËRISË NË DANIMARKË NDEROI SHENJTËRIMIN E NËNË TEREZËS

Meso per danimarken
Të shtunën me 10 shtator nga ora 17.00 në Kopenhagë, Ambasada e Shqipërisë në Danimarkë, organizoi një aktivitet me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Me këtë rast, ambasadori i Shqipërisë në Danimarkë z.Kastriot Robo ftoi gjitha shoqatat shqiptare, mediumet e shkruara dhe elektronike shqiptare, organizatat shqiptare, institucionet fetare shqiptare dhe shumë aktivist shqiptar që veprojnë në Danimarkë të marrin pjesë në këtë aktivitet.

Të pranishëm në aktivitet ishin afërsisht 200 të pranishëm të cilët shijuan edhe ushqimet shqiptare të gatuara nga Cafe Phønix me pronar z.Neset Ismani.

Aktiviteti u mbajt në kishën Sankt Angars në adresën: Bredgade 64, 1260 Kopenhagë dhe më pas aktiviteti vazhdoi me një pritje në Institutin Sankt Joseph në ora 18.30 në adresën: Hammarskjoelds Alle 17, 2100 Kopenhagë Ø.

Nga: Bardhyl Islami