Mbretëresha e Danimarkës sot feston jubileun e 50

Meso per danimarken

Sot me 10 shtator 2022, mbretëresha e Danimarkës, Shkëlqesia e saj Margrethe e II feston jubileun e 50 si mbretëreshë.

Mbretëresha Margrethe II ka lindur me 16 prill 1940. Mbretëresha ka qenë e martuar me princ Henrik’un (1934-2018) nga Franca dhe kanë dy djem, princi Frederik (pasardhës i mbretëreshës) dhe princi Joachim.

Mbretëresha Margrethe II është vajza e madhe e familjes mbretërore daneze. Babai i saj ishte mbreti Frederik i IX dhe nëna e saj ishte mbretëresha Ingrid. Familja mbretërore e Danimarkës, ka patur traditë që, pasardhës të mbretit të jetë djali i madh i familjes, por mbreti Frederik i IX dhe mbretëresha Ingrid kishin vetëm 3 vajza. Popullata e Danimarkës me 1953 ndryshoi kushtetutën dhe vendosi që fëmija më i madh i mbretërisë pa dallim gjinie të trashëgojë koronën mbretërore. Kështu që pas vdekjes së mbretit Frederik i IX me 14 janar 1972, vajza e madhe e familjes mbretërore Margrethe e II morri detyrën mbretëreshë e Danimarkës. Zyrtarisht detyrën si mbretëreshë e morri me 10 shtator 1972.

Shkëlqesia juaj mbretëresha Margrethe II është e para femër që udhëheq mbretërinë e Danimarkës.

Urime jubileun e 50 si udhëheqëse e mbretërisë së Danimarkës, Shkëlqesia juaj mbretëresha Margrethe II.

Nga: Bardhyl Islami