Prej kohësh ka qenë dëshira e prindërve në Danimarkë që në klasë të ketë më pak nxënës. Sot, me një shumicë parlamentare u arrit marrëveshtja që nga viti shkollor 2023/ 2024 në Danimarkë të ulet numri i nxënësve në klasat 0, 1 dhe 2 nga 28 në 26 nxënës.
Përpara “klasa ime e vjetër u nda me +28 fëmijë për të forcuar cilësinë. Ndërsa tani klasat janë bashkuar për të “mbushur klasat” deri në nivelin 28 nxënës. Niveli me 28 nxënës u bë për kursyer në shkollë fillore. Tani me një kufi të ri ligjor prej 26 nxënës në klasë, me një “operimin në shkallë të gjerë” komunale shkollat do të sjellin cilësinë në arsim”, thotë kryetari i shkollës dhe prindërve Rasmus Edelberg. Ai vazhdon të besojë dhe do të punojë që numri i nxënësve në klasës të ulet në të gjitha nivelet në shkollat fillore në Danimarkë.
Një studim i kryer nga shoqata “Shkolla dhe prindërit” në vitin 2021 tregoi se, sipas prindërve, numri i madh i nxënësve në klasë ishte një nga sfidat më të mëdha të shkollës fillore. Numri i madh i nxënësve pasqyron zhurmë në klasë, cilësi jo të kënaqshme në klasë dhe mësuesi nuk ka mundësi për t’u ndihmuar gjithëve që kanë nevojë për një ndihmë ose përkrahje profesionale.
Ulja e numrit të nxënësve në klasë nga 28 në 26 nxënës në klasat 0.-2. Në shkollat fillore në Danimarkë do të fillojë të zbatohet nga viti i ardhshëm shkollor 2023/2024.
Nga:Bardhyl Islami
Burim info: Ministria e Arsimit dhe Fëmijëve e Danimarkës www.uvm.dk
Lexo marrëveshtjen për uljen e numrit të nxënësve në klasë: aftalen om 26 elever i klassen