Poste-uji të pastër dhe të ftohtë nëpër Kopenhagë

Meso per danimarken
Tani, ti më nuk duhet të marrish një shishe me ujë kur do të bësh vrapim ose kur do të shëtitesh nëpër qytetin e Kopenhagës.

Ti, tani mund të shuajsh etjen me ujë të pastër dhe të ftohtë gjatë shëtitjes nëpër qytet. Komuna e Kopenhagës ka ngritur poste higjienike të ujit me ujë të ftohtë dhe të pastër në Amager, në periferi dhe në brendi të qytetit të Kopenhagës.
Kompania Hofor bën shperndarjen e ujit të pijshëm nëpër vendbanimet në qytetin e Kopenhagës. Kompania HOFOR siguron ujë të freskët dhe të kontrolluar çdo ditë, pa bakterie.

Në hartën më poshtë, ju mund të shihni se ku janë të vendosura postet me ujë në qytetin e Kopenhagës. Planifikoni shëtitjen tuaj nëpër qytet se ku mund të pijni uji të pastër dhe të ftohtë. (kliko mbi hartë dhe zoom mbrenda)

Postet e ujit janë të shënuara në hartë me gjilpëra shënuese. Me ngjyrë të kaltër mshelë ndodhen postete ujit që janë të hapura gjithë vitin, dhe me ngjyrë të kaltër çelë janë të shënuara postet e ujit që janë të hapura vetëm gjatë verës, dmth gjysmë viti.

Nga: Bardhyl Islami