Lajm i mirë për diasporën e RMV

Lajme

Lajm i shkëlqyeshëm për banorët e RMV’se jashtë vendit.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për dokumente udhëtimi të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka atyre banorëve të cilëve u ka skaduar afati i pasaportës apo u skadon pas 31 korrikut, u vazhdohet afati i vlefshmërisë së këtyre dokumenteve deri më 31 dhjetor 2021.

Ky ligj do të jetë në ndihmë të një numri të madh të banorëve të RMV’së, të cilët për shkak të pandemisë, masave restriktive, karantinave dhe kushteve të tjera të vështirësuara, nuk patën mundësi t’i vazhdojnë në kohë dokumentet e tyre.

MPJ e RMV’së njofton se do të vazhdojë më tej edhe me projektin e-konsullatë, me stacionet bazë mobile, me të cilat së shpejti do t’i mbyllin plotësisht dhe në plan afatgjatë çështjet e lëshimit të pasaportave jashtë vendit.

Burim info: Ministri i MPJ të RMV – z,Bujar Osmani