Danimarka vazhdon të jetë e mbyllur deri me 28 shkurt

Lajme

Kufizimet që vendosi qeveria e Danimarkës me 5 janar 2021 për tu mbrojtur nga infektimi dhe shpërndarja e covid19, do të vazhdojnë deri me 28 shkurt. Kështu deklaroi kryeministresha e Danimarkës znj. Mette Frederiksen sot në një konferencë për mediumet në ora 18.

Edhe pse qeveria lavdëroi banorët e Danimarkës për kujdesin dhe respektimin e kufizimeve, me çka edhe numri i të infektuarve ka rra dukshëm në javët e fundit, por prapëseprapë gjendja nuk është e lakmueshme që të hapet shoqëria e Danimarkës përnjëherë. Duhet marrë parasysh llojin e ri të virusit corona që ka prejardhje nga Britania e madhe dhe që është shumë më i shpejtë për tu shpërndarë dhe të infektojë tjerë.

Edhe numri i të infektuarve tek rinia e Danimarkës ka rra dukshëm dhe tani mosha rinore nuk janë më mosha ku ka më shumë të infektuar por përkundrazi janë mosha që ka shumë pak të infektuar. Kjo është meritë e rinisë së Danimarkës që respekton kufizimet, edhe pse rinia ka jetën e vet që duhet ta shijojë me shoqëri dhe argëtim. Është koha që edhe ne mosha më e pjekur të mësojmë nga rinia që duhet respektuar kufizimet dhe gjendja duhet të merret shumë seriozisht, sikurse që e morri rinia e Danimarkës në muajt e fundit, deklaroi kryeministresha e Danimarkës.

Kufizimet që do të vlejnë deri me 28 shkurt janë:

  1. Gjitha dyqanet dhe veprimtaritë e vogla do të vazhdojnë të jenë mbyllur, përveç supermarketeve dhe apotekave
  2. Restorantet, baret dhe kafeteritë do të vazhdojnë të jenë mbyllur, përveç nëse shesin ushqim Takeaway (shitje e shpejtë)
  3. Shkollat dhe institucionet shkollore, bashkë me universitetet do të mbahen mbyllur, por mësimi do të vazhdojë të mbahet online nëpërmjet internetit
  4. Institucionet kulturore, kinematë, muzeumet, parqet me lojëra, kopshti zoologjik, akuariumet, lojërat e fatit, shoqatat, etj. do të vazhdojnë të jenë mbyllur
  5. Ndalohen të gjitha llojet e sporteve. Sportet jashtë në natyrë lejohen vetëm me maksimum 5 persona në distancë
  6. Kufijtë dhe udhëtimet – kufijtë e Danimarkës realisht janë të mbyllura për udhëtime, përveç udhëtimeve të domosdoshme zyrtare dhe të bizneseve. Për të hyrë në Danimarkë, kërkohet test negativ i bërë ditën e fundit nëse udhëtohet me aeroplan.

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: sst.dk, stm.dk dhe ssi.dk