Filloi pushimi i festave të fundvitit në Danimarkë

Lajme

Nga dita e shtunë me 21 dhjetor 2024 dhe deri të enjten me 2 janar 2025 gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Danimarkë kanë pushimin e festave të fundvitit.

Në festat e fundvitit përfshihet krishtlindja që në Danimarkë festohet me datë 24 dhe 25 dhjetor, si dhe festa e vitit të ri që mbahet me datën 31 dhjetor dhe me 1 janar.

Në Danimarkë, viti shkollor ka 200 ditë mësim ndarë në 40 javë, ku fëmijët e klasave të ulta nga klasa 0-3 kanë 30 orë mësimore në javë, klasat e mesme nga klasa e 4-6 kanë 33 orë mësimore në javë dhe klasat e larta nga klasa e 7-9 kanë 35 orë mësimore në javë.

Një fëmijë në Danimarkë për një vit shkollor merr afërsisht nga 1.000 – 1.200 orë mësim, ose marrë në tërësi, një fëmijë në Danimarkë nga klasa 0 deri në të 9’ën merr 10.960 orë mësim.

Krahasuar me fëmijët në Finlandë të cilët marrin vetëm 6.327 orë mësim nga klasa 0 deri në të 9’ën, fëmijët danez shkojnë 4 vite më shumë në shkollë ose 4.633 orë më shumë mësim.

Nga: Bardhyl Islami