Nga e hëna, me 7 shtator 2020 edhe zyrtarisht u lëshua në përdorim rrjeti 5G i internetit në Danimarkë. Kompania e telekomunikimit TDC Danmark është e para që ofron rrjet 5G.
Çfarë duhet të dini për rrjetin 5G?
5G do të zëvendësojë rrjetin 4G që shumica e përdorin në mobilin e tyre. Por 5G do të jetë një rrjet shumë më stabil dhe shumë më i shpejtë me afër 100 herë më i shpejtë se 4G.
Por 5 G është edhe më tepër se internet. 5G do të ketë rëndësi të veçantë për shoqërinë njerëzore në shëndetësi, industrinë e veturave, automatizimin e fabrikave dhe në sektorin financiar.
Këto janë 5 gjërat që duhet ti dini për rrjetin 5G:
- Shumë i shpejtë – 100 herë më i shpejtë se 4G, në fakt është aq i shpejtë sa që ende nuk kemi nevojë për aq shpejtësi.
- I bën gjitha sendet shumë intelegjente – psh. në shëndetësi do të bëhen operacione edhe më precize me rrjetin 5G
- Është rrjet shumë më i besueshëm – ps. Do të ketë shumë automjete në komunikacion që do të voziten pa shofer dhe me automatizëm
- Jo të gjithë do të gëzohen për këtë rrjet – sepse rrjeti do të ofrohet vetëm në Kopenhagë, Aarhus, Odense dhe Helsingør
- Sot është vetëm fillimi i rrjetit 5G – paramendoni jetën tuaj pas 10 viteve, ku rrjeti do të mbulojë shumë vende të botës?! Para 20 viteve as që e kemi menduar se sot do të ecim me mobil dhe me internet në xhep?!
Nga: Bardhyl Islami