Shqiptarët e diasporës fshihen nga libri i amzës në Maqedoni

Lajme
Shqiptarët që jetojnë në diasporë – jashtë Maqedonisë mbi 90 ditë dhe që në këtë verë – 2011 kanë dashtur të nxjerrin letërnjoftim të ri të Maqedonisë, janë ballafaquar me një fenomen shumë të çuditshëm.

Këtyre shqiptarëve nuk u është dhënë e drejta të marrin letërnjoftim nga punonjësit në sportelet në Tetovë, bile të dhënat personale të këtyre shqiptarëve nuk kanë egzistuar as në librin e amzës- sistemin kompjuterik të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Gjitha të dhënat e tyre personale kanë qenë të fshira, dhe në vend të të dhënave personale të individëve shkruante – ”jeton në mërgatë” ose në maqedonisht ”zivee vo stranstvo”.

Pas disa reagimeve të disa shqiptarëve që jetojnë me punë të perkohshme në Kopenhagë të Danimarkës drejtuar në ambasadën e Maqedonisë në Kopenhagë, ambasadori Asaf Ademi morri në duar këtë çështje dhe kontaktoi ministrinë e punëve të brendshme dhe të jashtme të Maqedonisë, dhe vet ato u çuditën me këtë fenomen. Ata e vërtetuan se me ligjin për letërnjoftim në Maqedoni, cdo shtetasi të Maqedonisë i takon letërnjoftim.

Klikoni këtu dhe lexoni ligjin për letërnjoftim:
http://www.uslugi.gov.mk/UslugaDetali.aspx?UslugaID=B9FB5CC62CBD42EF986672AA6BB19C48

Pas këtij reagimi të ambasadorit të Maqedonisë në Danimarkë Asaf Ademi, këta shqiptarë u pajisën me letërnjoftim. Ndërsa disa shqiptarë tjerë që jetonin në vendet tjera të Evropës me njoftësi tjera, para reagimit të ambasadorit Asaf Ademi edhe ata morrën letërnjoftimin. Por pat dhe shumë shqiptarë tjerë që u refuzoheshin letërnjoftimet nga punonjësit në sportelet në MPB në Tetovë. Dmth të dhënat personale të këtyre shqiptarëve mbeten të fshira nga libi i amzës në Maqedoni dhe mbetën pa letërnjoftim.

Për këtë fenomen të çuditshëm ku peronave pa dijen e tyre u fshihen të dhënat personale, shtrohen disa pyetje:
– Kush i fshiu këta të dhëna personale të këtyre shqiptarëve?
– Pse ky fenomen egziston vetëm në Tetovë?
– Pse ky fenomen ndodh vetëm me shqiptarë? – Sa shqiptarëve në Maqedoni u janë fshi të dhënat personale nga libri i amzës?
– A bëhet kjo me qëllim që në rregjistrimin e popullatës në Maqedoni, numri i shqiptarëve të dalë shumë i vogël?
– A u fshijën këta persona gjatë rregjitrimit të diasporës nëpër ambasadat e Maqedonisë në botë në Zgjedhjet në qershor 2011 për zgjedhjen e 3 deputetëve në parlamentin e Maqedonisë nga Evropa, Amerika dhe Australia?
– Apo punonjësit nëpër sportele në Tetovë nuk e dinë mirë punën dhe ligjin për letërnjoftim?
– Përse nuk reagojnë partitë politike shqiptare në Maqedoni?
– Dhe së fundmi, a nuk i nevojiten më Maqedonisë paratë e diasporës, që cdo vjet len 1,6 miliardë euro në Maqedoni?
Të shpresojmë që ky fenomen të mos kishte lënë shumë pasoja, por kërkoj një vetëdije më të lartë të partive politike shqiptare në Maqedoni por dhe shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.

————————–

Nga: Bardhyl Islami