VARDARSKA THE MOVIE ju paraqet një udhëtim intenziv dhe të bukur rreth Maqedonisë. Koleksioni VARDARSKA SS18 është inspiruar prej dashurisë nga Evropa Lindore për tu veshur me rroba për kohë të lirë, e cila e krijoi konceptin dhe qëndron pas koleksionit të ri.
Në Maqedoni, ky lloj veshjes për kohë të lirë janë veshje të preferuara nga të gjithë kur orari i punës përfundon. Meshkujt shqiptarë, pas orarit të punës, e bëjnë një banjo, veshin rrobat e tyre për kohën e lirë dhe kalojnë shumë kohë nëpër kafene. Aty ata takohen, pijnë kafe dhe luajnë letra.
Emri VARDARSKA, është një lagje në qendër të Tetovës në Maqedoni. Kjo lagje ka një vend të veçantë në zemrat e pronarit dhe familjes së pronarit të kompanisë BLS HAFNIA. Nostalgjia për vendin ku janë lindur dhe rritur pronari dhe familja e tij, ka bërë që ai ta emërojë koleksionin e ri me këtë emër.
Kompania BLSHAFNIA.com ka pronar Besnik Miftari nga Tetova, por që jeton dhe vepron në Kopenhagë të Danimarkës. BLSHAFNIA.COM merret me dizajnimin dhe prodhimin e veshjeve për kohën e lirë dhe kasketave me dizajn të lartë. Kompania BLS HAFNIA, momentalisht është bërë shumë e njohur edhe në botë. Kjo shihet edhe në veshjet e VIP më të njohur në botë si psh. Neymar, Lewis Hamilton, Noah Carter, Lukas Graham, Vashtie Kola, Marc-André ter Stegen, DJ Mustard, Vanessa Moe, Kendall Jenner, këngëtarët danez Kesi dhe Gilli, futbollisti Riza Durmishi, këngëtarët shqiptar Mozzik, artisti Xhevdet Jashari (ArifHikmeti), etj.
Të arriturat e Besnik Miftari’it dhe kompanisë së tij BLSHAFNIA, bëjnë krenar çdo shqiptar kudo që ndodhet.
Nga: Bardyl Islami