“Më mirë i fundit e në qytet, se sa i pari e në katund”

Lajme
Partia Aleanca për Shqiptarët në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë ndodhet në një situatë të palakmueshme. Tani ndodhet në situatë që të zgjedhë një post si zëvendëskryeministër për zbatimin e reformave ose të largohet nga qeveria dhe të dalë në opozitë.

Në zgjedhjet lokale para 2 muajsh Aleanca bëri gabimin e parë ku vendosi që ministrin e Shëndetësisë z.Arben Taravari t’a kandidojë për kryetar komune në Gostivar dhe kryatarin e Aleancës për Shqiptarët z.Ziadin Sela t’a kandidojë për kryetar në Strugë. Ky ishte gabimi i parë ku ASH, nga pozita e lakmueshme dhe e rëndësishme në qeverinë e shtetit, vendosën të zbresin dhe të udhëheqin në nivele lokale. Këtë do ta lidhi me një fjalë të urtë popullore: “më mirë i fundit e në qytet, se sa i pari e në katund”.

Gabimin e dytë, shpresoj se Aleanca për Shqiptarët nuk do ta bëjë që të largohet nga qeveria. Do ti përmend disa fakte që shpresoj se kryesia e ASH do të duhet marrë parasysh, para se të marrë vendimin kryesorë.

  • Aleanca për Shqiptarët (ASH) ishte partia shkëndijë që votojë formimin e qeverisë reformiste në IRJM dhe largoi VMRO’në nga pushteti.
  • ASH ishte iniciatorja kryesore për bërjen e platformës shqiptare.
  • ASH e detyroi BDI’në të nënshkruajë platformën para se të hyjë në qeveri, me një fjalë, BDI nuk guxoi të hyjë në qeveri si më parë pa asnjë kusht dhe pa platformë me shkrim.
  • ASH gjitha këto i pagoi shumë shtrenjtë, sa që z.Ziadin Sela për pak e pagoi me jetë.

Nëse mirren parasysh gjithë këto argumente dhe gjithë ky kontribut që ASH e ka dhënë për këtë qeverisje reformatore në IRJM, shpresoj se ASH nuk do ti zhgënjejë anëtarët dhe simpatizuesit që të largohet nga qeveria dhe në fund, gjithë suksesi ti ngelë BDI’së dhe LSDM’së.

ASH mund të vazhdojë bashkëqeverisjen reformatore edhe pa asnjë ministri. Këtë e bëjnë shumë parti në shumë vende në BE. Për shembull në Danimarkë, Partia Popullore Daneze (dansk folkeparti) është partia e dytë me më shumë mandate. Kjo parti është bashkëqeverisëse në qeverinë daneze, por në gjitha mandatet që kanë bashkëqeverisur, Partia Popullore Daneze nuk merr asnjë ministri, por ajo gjithëherë merr administratën e mesme për të udhëhequr. Kjo është edhe një mënyrë tjetër bashkëqeverisje që ASH mund t’a bëjë në qeverinë reformatore në IRJM, edhe pse në Ballkan kjo mënyrë e qeverisjes është e panjohur.

Të shpreojmë që ASH do të zgjedhë mundësinë më të mirë të mundshme për bashkqeverisje, që të mos zhgënjejë elektoratin e vet dhe të gëzojë BDI’në dhe LSDM’në, që menzi se presin të largohet ASH.

Nga: Bardhyl Islami