Danimarka heq nga përdorimi edhe vaksinën Johnson & Johnson

Lajme

Pas heqjes nga përdorimi të vaksinës AstraZeneca me 14 prill 2021, Danimarka sot me datë 3 maj 2021 heq definitivisht nga programi danez i vaksinimit edhe vaksinën Johnson & Johnson. Kjo është konfirmuar sot në një konferencë për shtyp nga drejtori i Bordit Kombëtar të Shëndetësisë.

Danimarka është vendi i parë në botë që heq dy vaksina plotësisht nga përdorimi. Ky është një vendim i vështirë në mes të një epidemie për të vazhduar programin e vaksinimit pa dy vaksina kundër covid-19. Por për shkak të efekteve anësore që shkaktojnë të dy vaksinat, Danimarka hoqi nga përdorimi.

Daniamrka ka blerë 8,2 milionë vaksina Johnson & Johnson të cilat momentalisht i ka hequr nga përdorimi dhe nuk dihet fati i tyre në të ardhmen.

Në programin danez të vaksinimit, momentalisht përdoren vetëm vaksinat Pfizer dhe Moderna.

 

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: sst.dk