“Klub me vlera shqiptare dhe me mentalitet danez” – është titulli i gazetës Herlev Blade që do të dale në shitje nesër- të enjten me datë 25 qershor 2020. Gazeta në fjalë prezenton Klubin Futbollistik shqipar Liria nga Herlev në Danimarkë.
Në këte artikull, gazetari Alexander De Summer – Brason Welford i ka bërë një intervistë kryetarit të KF Liria z.Mahi Hismani dhe arkëtarit të klubit z. Argjent Emini. Ata përshkruajnë në mënyrë të mrekullueshme historinë e KF Liria dhe rolin që luan klubi për të bashkuar të rinjtë në këtë klub.
Kryetari i klubit, z.Mahi Hismani në këtë intervistë ka përfshirë edhe historinë shqiptare dhe zemërgjerësinë që kanë shqiptarët, gjë që ka ndikuar në ndryshimin e përbërjes së klubit. KF Liria nga viti 2011 ka bërë ndryshime gjithëpërfshirëse në klub, dhe tani në klub ka vend edhe për nacionalitete tjera.
Përktheu dhe përshtati: Bardhyl Islami