Fitër Bajrami do të falet në xhami në Danimarkë

Lajme

Një lajm i mirë vjen për shqiptarët e fesë Islame që jetojnë në Danimarkë nga Qeveria e Danimarkës dhe kryetarët e partive parlamentare në Danimarkë. Ata informuan dje në një konferencë për shtyp, se do të vazhdojë rihapja me fazën e dytë.

Faza e dytë e rihapjes do të bëhet në dy periudha, me 11 maj dhe me 18 maj. Në këtë fazë të dytë nga data 18 maj, përfshihen edhe hapja e xhamive, kishave dhe objekteve tjera fetare.

Ky lajm i mirë do të gëzojë shumë edhe shqiptarët e fesë Islame që jetojnë në Danimarkë, pasi që të dielën me 24 maj është festa e Fitër Bajramit. Pas gjithë kësaj gjendje krize nga corona virusi, vjen ky lajm i mirë ku mund të festohet Fitër Bajrami bashkë me familjen dhe shoqërinë, kuptohet sipas këshillave nga udhëzuesi nga Ministria e Shëndetësisë së Danimarkës.

Rihapja e xhamive, kishave dhe objekteve tjera fetare do të bëhet në mënyrë graduale dhe të kontrolluar nga autoritetet daneze si dhe duke respektuar këshillat nga udhëzuesi nga Ministria e Shëndetësisë së Danimarkës.

Burim info: www.sst.dk

Nga: Bardhyl Islami