Qeveria dhe partitë parlamentare të Danimarkës, mbrëmë ranë dakord dhe bënë një marrëveshje për një rihapje të mëtejshme të fazës së tretë të Danimarkës. Marrëveshtja e rihapjes do të zbatohet që nga dita e enjte me 6 maj 2021.
Këtu keni një përmbledhje të pikave kryesore të marrëveshjes:
Të enjten, me 6 maj do të rihapen:
- Të gjithë nxënësit në shkollën fillore mund të kthehen me kohë të plotë me prani fizike në shkollë.
- Hiqet rregulli 30-minutësh i rezervimeve të tryezave në bare dhe restorante.
- Restorantet mund të jenë të hapura pas orës 23:00 për ngjarje të veçanta private ku pjesëmarrësit e njohin njëri-tjetrin paraprakisht.
- Është hequr kërkesa që festat private të përfundojnë jo më vonë se 23:00.
- Sportet në lokale të mbyllura dhe qendrat e fitnesit janë të hapura për njerëzit mbi moshën 18 vjeç, duhet të keni corona-pas (corona-pasaportë).
- Lojërat e fatit, teatrot dhe kinematë rihapen, vetëm nëse posedoni corona-pas dhe deri në 2000 spektatorë në seksionet me 500.
- Konferencat dhe takimet për qëllime biznesi dhe profesionale rihapen nëse posedoni corona-pas dhe deri në 1000 pjesëmarrës në seksionet me 500, ku pjesëmarrësit doemos të ulen.
- Tubimi i njerëzve në lokale të mbyllura ngrihet në 25 brenda dhe në 75 jashtë në hapërsirë.
Ndërsa faza e katër e rihapjes do të bëhet të premten me 21 Maj, ku do të rihapen:
- Të gjithë studentët në arsimin për të rinjtë dhe të rriturit mund të marrin pjesë me 100 % prani fizike.
- Studentët në arsimin e lartë mund të kthehen në gjysmë kohe.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: Ministria e Drejtësisë