Arma e jonë u forcua edhe më shumë kundër virusit covid19. Sot, e mërkurë 6 janar, Komisioni Europian autorizoi edhe një vaksinë kundër virusit covid19, ndërsa në të ardhmen pritet të autorizohen edhe vaksina tjera- tha Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.
Vaksina e re quhet MODERNA dhe është e ngjashme në shumë aspekte me vaksinën Pfizers, por është shumë më e lehtë për tu trajtuar, thotë Agjencia Daneze e Barnave.
Kështu, automatikisht vaksina Moderna është gjithashtu e autorizuar për përdorim në Danimarkë.
Danimarka ka siguruar 3.000.000 vaksina Moderna.
Vaksina Moderna kushton 109 DKK ose 14.5 euro.
Kjo vaksinë ka efikasitet mbrojtës prej 94,1%.
Kjo vaksinë jepet në dy doza në afat kohor prej 3 javësh.
Kjo vaksinë duhet të mbahet në temperaturë minus 20 gradë celsius.
Kjo vaksinë poashtu si vaksina Pfizer/ BioNtech është bazuar në rna-teknologjinë.
Në Danimarkë, që nga 27/12.2020 e deri më sot me 6 janar janë vaksinuar 60,000 danezë me vaksinën Pfizer dhe BioNTech.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: Moderna, gazeta ditore daneze Politiken