Filloi pushimi vjeshtor në Danimarkë

Meso per danimarken

Nga sot fillon pushimi vjeshtor për të gjithë nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit në Danimarkë. Ky pushim është një javë dhe është traditë daneze që mbahet çdoherë në javën e 42 të vitit që nga kohët e lashta. Ndryshe ky pushim njihet dhe pushim i patateve sepse në kohët e lashta kur Danimarka ishte vend i varfër, danezët prodhonin vetëm patate dhe në këtë javë të 42 të vitit u jepnin pushim shkollave që fëmijët t’iu ndihmojnë familjeve të tyre për të nxjerr patatet nga dheu dhe tu ndihmojnë me punët vjeshtore.

Këtë javë e rezervojnë si pushim edhe shumë prindër që punojnë profesione të ndryshme të mbajnë pushim bashkë me fëmijët e tyre.

Që nga viti 1986 pushimi i patateve u riemërua në PUSHIM VJESHTOR.

Nga: Bardhyl Islami