Pas shumë hamendjeve, për shkak të pandemisë, sivjet u anulua mbajtja e Natës Kulturore (Kulturnatten) në Kopenhagë, që u desht të mbahet me 9 tetor 2020.
Nata Kulturore është një aranzhman kulturor që mbahet që nga viti 1993 në shumë qytete në Danimarkë inkluzivisht edhe në Kopenhagë.
Kjo natë është një traditë që organizon komuna e Kopenhagës për 26 vite me rradhë. Në këtë natë kulturore mbahen rreth 500 aktivitete në gjithë regjionin e Kopenhagës dhe Frederiksbergut. Për fëmijët ka poashtu shumë aktivitete.
Me blerjen e një “KULTURPAS” pasaportë kulutore prej 90 korona daneze (12 euro), keni hyrje falas në të gjitha aktivitetet (institucionet shtetërore, muzeumet, spitalet, objektet fetare, shoqatat, klubet, Televizioni shtetëror DR, etj.), dhe udhëtimet me trafikun urban janë poashtu falas (trenat, autobusat dhe metro’të). Për gjithë fëmijët nga mosha 0 deri më 11 vjet, pasaporta kulturore është falas.
Shpresojmë që në vitin e ardhshëm me 15 tetor 2021 të jetë gjendja e mirë pa pandeminë dhe të mbahet nata kulturore.
Burim info: https://www.kulturnatten.dk/da/Kulturnatten
Nga: Bardhyl Islami