Për shkak të një gabimi në IT sistemin e komunës së Kopenhagës, ju rregjitrimin mund ta bëni edhe pas pushimit veror nga data 1 gusht deri më 31 gusht 2015. Rregjistrimi për gjuhë amtare bëhet cdo vit.
Linkun për rregjistrim mund ta gjeni në webfaqe e komunës së Kopenhagës
www.kk.dk/modersmaal – në rreshtin ”Tilmelding til modersmålsundervisning”
Në webfaqen mund të gjeni edhe udhëzimin për rregjistrimin digjital.
Nëse ke nevojë për ndihmë, mund të ju ndihmojë mësuesi për gjuhë amtare.
Në rast se hasni në problemin ku nuk mund ta rregjistroni fëmijës tuaj në mënyrë digjitale me NEM ID, atëherë plotësoni fletërregjistrimin dhe dërgoni në adresën e dhënë ose dorëzoni atë tek mësuesi/ në zyrën e shkollës.
Fletërregjistrimin mund ta gjeni KËTU.
KUSH MUND TË RREGJISTROHET NË MËSIMIN E GJUHËS AMTARE?
– Fëmijët që dëshirojnë mësimin e gjuhës amtare në gjuhët e BE
Gjithë fëmijët nga klasa e 1. deri të 9. me adresë banimi në komunën e Kopenhagës dhe që flasin aktivisht në shtëpi gjuhë e dëshiruar nga gjuhët e BE, mund të marrin FALAS mësimin në gjuhën amtare.
– Fëmijët që dëshirojnë mësimin e gjuhës amtare në gjuhët jashtë shteteve të BE
Gjithë fëmijët nga klasa e 1. deri të 5. me adresë banimi në komunën e Kopenhagës, që flasin aktivisht në shtëpi gjuhën e dëshiruar, mund të marrin FALAS mësimin në gjuhën amtare.
Gjithë fëmijët nga klasa e 6. deri të 9. me adresë banimi në komunën e Kopenhagës, që flasin aktivisht në shtëpi gjuhën e dëshiruar, mund të marrin ME PAGESË mësimin në gjuhën amtare.
Pagesa për mësimin e gjuhës amtare për klasat e 6. deri të 9.Çmimi për vitin shkollor 2015/16 është 1.715 kr. për cdo nxënës, për cdo vit shkollor. Nëse në mësim marrin pjesë më shumë vëllazëri, atëherë cmimi është 1.285 kr. për cdo nxënës, për cdo vit shkollor.
Nga: Bardhyl Islami