Letër bashkëpunimi nga Ministria e Diasporës së RMV’së

Lajme

Të nderuar lexues,

Bashkëpunimi ynë me institucionet nga atdheu vazhdon të zgjerohet. Dje pranuam Letër bashkëpunimi nga ministri i sapozgjedhur pa resor i angazhuar për diasporën e RMV’së z. Xhamail Çupi.

Ne si redaksi e Revistës AKTUALE falemenderojmë dhe vlerësojmë Ministrinë e diasporës së RMV’së që na ka përzgjedhur për bashkëpunim, si medium me besueshmëri të lartë tek lexuesit për informimin tonë të drejtë dhe të pa-anshëm.

Shpresojmë në një bashkëpunim të sinqertë, për informim të drejtë dhe të pa-anshëm të diasporës nga RMV që jeton në Danimarkë.

Me nderime

Bardhyl Islami- Kryeredaktor

Revista AKTUALE- Kopenhagë

www.aktuale.dk