Sa duhet të flejë një fëmijë?

Lajme
Çdo i treti fëmijë në Danimarkë i moshës 7-18 vjet fle shumë pak. Dhe në qoftë se shikoni grupmoshën 7-9 vjet, atëherë në fakt gjysma nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm, thot një studimi i ri nga ana e Fondacionit Rockwool. Por, sa në fakt duhet të flejë një fëmijë?

Soeren Berg-ut, asistent profesor i mjekësisë në Universitetin e Lundit dhe doktor në klinikën e mjekësisë së gjumit në Scansleep, shpjegon se:

– Fëmijët e moshës 0-3 muaj duhet të flejnë 16-20 orë në ditë.

– Fëmijët e moshës 3-12 muaj duhet të flejnë 11-16 orë në ditë.

– Fëmijët 1-3 vjeç duhet të flejnë 12-13 orë në ditë.

– Fëmijët e moshës 3-5 vjet duhet të flejnë 11-12 orë në ditë.

– Fëmijët e moshës 5-10 vjet duhet të flejnë 10-11 orë në ditë.

– Fëmijët e moshës 7-12 vjeç duhet të flejnë 9-10 orë në ditë.

– Fëmijët e moshës 13-18 vjeç duhet të flejnë 8-10 orë në ditë.

Nga: Bardhyl Islami