Danimarka vendos kufizime të reja për pandeminë

Lajme

Në konferencën për mediume të mbajtur të premten me 17 dhjetor 2021 në ora 14.00, qeveria e Danimarkës paraqiti kufizimet e reja për të parandaluar infektimin me covid19.

Këtë vendim qeveria daneze e morri si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me covid19 dhe veçanërisht me llojin e ri të virusit të quajtur Omicron.

Në 24 orët e fundit kishte 11.194 të infektuar me covid19 në Danimarkë. Ky numër vjen si rezultat i 222.768 PCR testimeve dhe i 256.279 antigen testeve të shpejta. Dmth nga gjithësej 479.047 testimeve = 11.194 pozitiv.

Kufizimet e reja, këtë radhë do të prekin shumicën e institucioneve kulturore dhe argëtuese. Kufizimet do të vlejnë që nga ora 8.00, dita e diel me 19/12.2021 e deri me 17 janar 2022.

Në këto kufizime përfshihen mbyllja e:

  • Lojërave e fatit
  • Kasinove
  • Vendet me lojëra për fëmijë dhe pishinat
  • Tivoli dhe lojërat argëtuese
  • Tubimet në lokale fetare dhe të konferencave
  • Teatrot dhe vendet për sport
  • Kinematë dhe shtëpitë kulturore
  • Muzeumet dhe galeritë e artit
  • Shtëpitë e tubimeve
  • Sallonet e festave
  • Kopshtet zoologjike dhe akuariumet

Përveç këtyre mbylljeve, do të ketë kufizime edhe për lokalet shërbyese dhe shitjen e alkoholit, si:

  • Lokalet shërbyese do të mbyllen nga ora 23.00 – 5.00
  • Ndalohet servimi i alkoholit pas orës 22.00
  • Ndalohet shitja e alkoholit pas orë 22.00 – 5.00
  • Duhet 2 m2 për çdo person që do të jetë ulur në lokalet shërbyese
  • 4 m2 për çdo person që qëndron në këmbë
  • Mbajtje e maskës ose vizir për punëtorët që janë në kontakt me klientë, pa marrë parasysh se kanë coronaPas

 

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: ssi.dk dhe sst.dk