Të mërkurën me 8 shtator në ora 21.02 zjarri kaploi objektin e spitalit modular për covid19 në Tetovë, dhe për shuma pak kohë u dogj gjithë objekti modular. Zjarrfikësit e Tetovës arritën shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe në ora 21.45 zjarri u shua tërësisht zjarrfikësit e Tetovës. Në objektin e spitalit modular ndodheshin dhe 26 persona. Sipas të dhënave zyrtare, 14 persona kanë humbur jetën, të djegur pjesërisht ose tërësisht në trupin e tyre. 12 persona kanë shpëtuar jetën dhe janë në gjendje stabile.
Sot me 10 shtator të 14 personat e vdekur janë varrosur në vendlindjet e tyre.
Objekt i spitalit modular për COVID-19 në Tetovë ka kushtuar 3.650.000 euro dhe është ndërtuar vitin e kaluar më 2020, ndërsa u vendos në përdorim në prill të 2021.
Në RMV janë ndërtuar gjithësej 19 spitale modulare për covid19. Paratë për këto spitale janë kredi të marra nga Banka Botërore.
Autoritetet shtetërore të RMV janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, por edhe Banka Botërore dëshiron një hetim të detajuar të rastit. Para pak çastesh 4 udhëheqës së bashku me ministrin e shëndetësisë së RMV kanë dhënë dorëheqje morale.
Qeveria e RMV shpalli ditë zie për gjithë vendin në data 9, 10, dhe 11 shtator.
Gjitha institucionet shtetërore në RMV dhe gjitha ambasadat, inkluzivisht Ambasada e RMV’së në Kopenhagë, kanë ulur flamurin shtetërorë në gjysëmshtizë.
Shpresojmë në zbardhje të plotë të rastit si dhe marrje të përgjegjësisë të këtij rasti të rëndë tragjik.
Nga: Bardhyl Islami