Danimarka u ndau 411.000 familjeve deri në 6.000 DKK

Lajme

Me 10 gusht, qeveria e Danimarkës ndau nga 3.750 DKK deri më 6.000 DKK për 411.000 familje si ndihmë për rritjen e çmimit të energjisë për nxemje, ose gjithësej 2.4 miliardë DKK. Kjo pagesë është njëherëshe.

Pagesa u është ndarë familjeve, ku çifti bashkërisht në vitin 2020 ka patur të ardhura vjetore të përbashkëta bruto nën 650.000DKK ose familje me një prind ku të ardhurat vjetore për vitin 2020 ka qenë nën 375.000DKK.

PS. Në Danimarkë parapaguhet çdo muaj për nxemje gjatë gjithë vitit edhe pse nxemja përdoret vetëm në stinën e vjeshtës dhe dimrit. Kjo mënyrë e pagesës bëhet që harxhimet mujore familjare mos rëndohen gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Nga: Bardhyl Islami