Kohën e fundit sa vijnë shtohen kokat e mençura shqiptare në Danimarkë. Para pak ditësh, shqiptarët morrën lajmin e mirë që diplomoi një mjek shqiptar në Danimarkë, Dr.Ali Ejupi me prejardhje nga Tetova, ndërsa tani u shtua edhe Dr.Endrit Murtezaj si mjek shqiptar i diplomuar në Universitetin e Kopenhagës.
Dr.Endriti është nga qyteti i Skenderajit dhe që nga mosha 4 vjeçare ka migruar në Danimarkë së bashku me familjen e tij.
Është shumë krenari për gjithë kombin shqiptar kur shohim të arriturat e rinisë shqiptare që kohën e fundit dominojnë me sukseset e tyre në gjitha Universitetet në Danimarkë.
Nga muaji gusht i këtij viti, Dr.Endrit Murtezaj do të ushtroj profesionin e tij në qytetin Horsens të Danimarkës.
Momentalisht ka tre mjek shqiptar të diplomuar shqiptar në Danimarkë:
Dr. Butrin Morina- mjek i diplomuar me 2015
Dr. Ali Ejupi- mjek i diplomuar me 2021
Dr. Endrit Murtezaj – mjek i diplomuar me 2021
Shpresojmë të na shtohen kokat e mencura shqiptare në Danimarkë e gjetiu.
Suksese Dr.Endrit dhe kolegëve tjerë për punën humane që bëni.
Nga: Bardhyl Islami