Qeveria e Danimarkës do të dërgojë 45 milionë DKK për të riatdhesuar emigrantë të parregullt dhe azilkërkues të refuzuar në Ballkanin Perëndimor dhe për të digjitalizuar kontrollet kufitare në Ballkanin Perëndimor. Këto para qeveria do ti dhurojë si ndihma për zhvillimin e dy projekteve rajonale në Ballkanin Perëndimor, ku mijëra emigrantë janë aktualisht në një krizë humanitare. Projektet do të forcojnë kontrollin kufitar dhe riatdhesimin e emigrantëve.
Qeveria e Danimarkës ka vendosur të forcojë kontrollet kufitare dhe riatdhesimin e emigrantëve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni Veriore dhe Serbi.
Rreth 167,000 emigrantë mbërritën në Ballkanin Perëndimor nga janari 2018 deri në qershor 2020. Tani për tani, më shumë se 1,600 emigrantë jetojnë në ndërtesa dhe çadra të shkatërruara si rezultat i një zjarri në kampin e papërdorur Lipa në Bosnjë. Prandaj është një vend i rëndësishëm për të ndërmarrë veprime për të luftuar fluksin e emigrantëve të parregullt që drejtohen në drejtim të p.sh. Danimarkës.
Ndihma për zhvillimin e projekteve është pjesë e fondeve që qeveria e Danimarkës ka dedikuar për të mbështetur përpjekjet për të krijuar një sistem të drejtë dhe njerëzor të azilit.
Të dy projektet zbatohen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM).
- Lexoni më shumë rreth projektit në lidhje me riatdhesimin
- Lexoni më shumë rreth projektit në lidhje me kontrollin e kufirit
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: uim.dk (Ministria për të huaj dhe integrim në Danimarkë)