Në muajin shtator 2013 doli në shtyp libri i autorit Syrja Etemi – ” 100 vjetori i shkollës së parë private shqipe në trevën e Tearcës”. Botues i librit është Biblioteka e Tetovës ndërsa libri u shtyp në Arbëria Design në Tetovë. Redaktor, lektor dhe korektor i librit ështe Salajdin Salihi, ndërsa recensentë i librit është Vehbi Xhemaili.
Autori Syrja Etemi, me këtë libër na sjell të dhëna dhe fakte për shkollën e parë private shqipe në komunën e Tearcës, një komunë e vogël që është në periferi të Tetovës. Në këtë libër do të lexoni dhe për fshatrat që ndodhen në komunën e Tearcë, statistik për numrin e banorëve dhe nxënësve, historinë e shkollës si dhe përshkrimi dhe gjendja në të cilën ka kaluar shkolla e parë private shqipe gjatë periudhave të pushtimit osman, sërb, bullgar dhe në fund maqedonas. Në këtë libër do të gjeni dhe disa intervista me disa nxënës të kësaj shkolle si dhe do të njoftoheni me disa mësues të kësaj shkolle.
Libri ka 160 faqe dhe mund ta bleni në të gjitha libraritë e Tetovës.
Nga: Bardhyl Islami