Danimarka sot vaksinoi 100.000 persona për një ditë

Lajme

Sot, Danimarka bëri një provë gjenerale të përgjithshme gjithëpërfshirëse në përpjekje që në të ardhmen të vaksinohen mbi 100.000 persona në ditë kundër COVID-19 sot. Kjo provë gjenerale e vaksinimit kundër covid19 do të testojë rajonet nëse janë gati të vaksinojnë në shkallë të gjërë, gjë të cilën ne presim të fillojë në një kohë shumë të shkurtër.

Vaksinimi i përgjithshëm kryhet në 68 vende të vaksinimit në të gjithë vendin dhe më pas rezultatet dhe përvoja do të mblidhen për një vlerësim të përgjithshëm, i cili do të përdoret për të rregulluar planet e shpërndarjes nëse është e nevojshme.

Pas kësaj, të gjithë do të jenë të gatshëm të vaksinojnë me sasitë më të mëdha të vaksinave që presim të marrim në muajt e ardhshëm. Danimarka ka porositur afër 22 milionë vaksina për banorët e vet. Rajonet gradualisht do të hapin më shumë vende të vaksinimit dhe ato gjithashtu do të përfshijnë mjekë të përgjithshëm dhe farmacitë.

Në muajin shkurt të këtij viti, gjithashtu u mbajt një provë gjenerale e vaksinimit, dhe pamja e përgjithshme ishte se vaksinat shkuan mirë ku për një ditë u vaksinuan 38.000 persona.

Lexoni më shumë këtu: https://fal.cn/3eEsm

Nga: Bardhyl Islami